![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/06/halimi-ldk-ja-ka-kontribuar-qe-osmani-te-jete-aty-ku-eshte-ajo-duhet-pavaresuar-nga-kurti_64849a7f62242.jpeg?resize=850%2C567&ssl=1)
Anëtarja e kryesisë së LDK-së, Sibel Halimi tha se presidentja Vjosa Osmani nuk po tregohet në lartësinë e duhur që kërkon posti lidhur me situatën e krizës në Veri.
Halimi u shpreh se Osman duhet të jetë më e zëshme dhe të marrë përgjegjësitë e saj, duke filluar nga distancimi nga kryeministri Kurti.
“LDK-ja ka kontribuar dhe me votën e saj presidentja është zgjedhur aty ku është, ne po kërkojmë tani që ajo të marrë përgjegjësi të jetë më e zëshme sa i përket krizave. Nuk është në nivelin e duhur heshtja e saj për situatën që është në një linjë me Kurtin dhe kjo nuk duhet të ndodhë për shkak të mandatin.
Duhet të japë zgjidhje konkrete duke u pavarësuar nga Kurti. Se mandati i presidentes së Kosovës është shumë shumë i rëndësishëm. Nuk duhet të lejonte përjashtimin e ushtrisë sonë nga një iniciativë aq e rëndësishme për të cilën është kontribuar prej 2 vjetësh. Ne kemi kërkuar që presidentja të jetë më e zëshme dhe më guximshme sa i përket krizës” , tha Halimi.