Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Halimi pas protestës së policëve: Patriotizmit të shtirur të VV-së duhet t’i vijë fundi

 
   

Zëdhënësja politike e LDK-së, Sibel Halimi, ka reaguar pas protestës së NJSI-së dhe Njësisë për Trajtimin e mjeteve Eksplozive, duke thënë se ata nuk meritojnë këtë lloj përçmimi institucional.

Halimi tha se ‘mos luani me dinjitetin tonë’ është zëri i artikuluar i njësisë elitare të Policisë së Kosovës.

Heronjtë e Republikës; profesionistët që neutralizuan grupin terrorist në Banjskë me një saktësi të denjë për manuale të ndërhyrjes të shpejtë, nuk meritojnë këtë lloj përçmimi institucional”, tha Halimi.

Më tej, ajo tha se simbolikës deklarative dhe patriotizmit të shtirur të VV-së duhet t’i vijë fundi.