Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Hamiti i LDK-së: Edhe një huqje diplomatike e Kurtit, provokoi pa nevojë demantin e Greqisë për njohje

 
   

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti e ka quajtur huqje diplomatike, deklaratën e kryeministrit Albin Kurti se Greqia është më afër njohjes së Kosovës.

Kjo pasi sipas tij, Kurti ka provokuar pa nevojë një demant nga Greqia e ku thonë se qëndrimi i tyre për Kosovën mbetet i pandryshuar.

Edhe një huqje diplomatike e Kurtit. Paralajmëroi kryeministri Kurti para pak ditësh se Greqia është më afër njohjes së Kosovës. Provokoi pa nevojë demantin e Greqisë, që thotë se qëndrimi i saj mbetet i pandryshuar”, ka shkruar Hamiti në një postim në “Facebook”.

Tutje ai tha se Greqia do ta njohë një ditë Kosovën, por se Qeveria nuk duhet të veprojë dhe të komunikoj si në këtë rast.

“Greqia duhet ta njohë dhe do ta njohë Kosovën një ditë sigurisht. Një Qeveri e përgjegjshme e Kosovës nuk duhet të veprojë dhe të komunikojë si kjo e Albin Kurtit – në dëm të Kosovës. Prej padijes, sigurisht!”, shkroi tutje ai.