Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, me të cilin tha se kanë diskutuar për zhvillimet politike në vend dhe për procesin zgjedhor të 7 qershorit.
Hamza tha se në takim ka shprehur shqetësimin për sfidat me të cilat po përballen qytetarët si pasojë e krizave të vazhdueshme dhe stagnimit ekonomik, si dhe për nevojën që Kosova të rikthejë stabilitetin, besimin dhe perspektivën zhvillimore.
“Mirëprita sot në selinë e PDK-së edhe ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, me të cilin zhvilluam një bisedë të hapur për zhvillimet politike në vend dhe për procesin zgjedhor të 7 qershorit.
Shpreha shqetësimin tim për sfidat me të cilat po përballen qytetarët tanë si pasojë e krizave të vazhdueshme dhe stagnimit ekonomik, si dhe për nevojën që Kosova të rikthejë stabilitetin, besimin dhe perspektivën zhvillimore.
Rikonfirmova angazhimin e Partisë Demokratike të Kosovës për zgjedhje të lira dhe demokratike.
E falënderova ambasadorin Rudolph për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Kosovës në proceset shtetformuese”, ka shkruar kreu i PDK-së në Facebook.
