Lajme

Haradinaj në 28-vjetorin e rënies së Bahri Fazliut: Trim, guximtar dhe i vendosur

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,  Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe pranë varrit të heroit Bahri Fazliu në 28-vjetorin e rënies së tij.

Ai ka shkruar se Fazliu ishte ndër figurat më të ndritura të Lëvizjes Kombëtare për çlirimin e Kosovës.

“Heroi Bahri Fazliu është një ndër figurat më të ndritura të Lëvizjes Kombëtare për çlirimin e Kosovës. Trim, guximtar dhe i vendosur deri në vetëmohim, fitoi përjetësine 28 vjet më parë, duke u bërë shembull për rininë shqiptare se si duhet Atdheu dhe si sakrifikohet për të.

Së bashku me familjen, bashkëveprimtarë dhe bashkëluftëtarë, sot bëmë homazhe pranë varrit ku pushon trupi i tij, duke nderuar jetën dhe veprën e e tij në shërbim të atdheut.

Lavdi Bahri Fazliut dhe gjithë dëshmorëve që ranë duke mbrojtur nderin e luftëtarit shqiptar!, ka shkruar ai në Facebook.

Të Ngjashme