Lajme

Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, valon flamuri i UÇK-së

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ditën e sotme të vikendit e ka shfrytëzuar për të dalë në mal.

Haradinaj ka publikuar një video në Facebook, ku ka bërë të ditur se është ngjitur në majën e Rupës.

Në pamje shihet i shoqëruar nga një grup të rinjsh, ndërsa aty valon edhe flamuri i UÇK-së.

Të rinjtë edhe vet ai mbanin edhe flamuj me mbishkrimin “Liria ka emër”, si dhe flamuj me fotografitë e ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.

Të Ngjashme