Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Haradinaj: Nuk e kuptoj pafytyrësinë e Kurtit dhe Nagavcit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se janë shqetësuese informatat që i kanë lidhur me situatën me furnizim me tekstet shkollore.

Ai tha se kjo ju konfirmuar edhe nga takimi me kryetarin e SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj.

Haradinaj ka thënë se situata me librat nuk ka qenë e rastësishme. Sipas tij, Qeveria Kurti ka dashur prodhimin edhe të një krize që të ketë greva dhe të largohet vëmendja nga skandalet e Qeverisë.

“Nuk e kuptojë më falni në shprehje pafytyrësinë e Kurtit dhe ministres Nagavci, të paktën një kërkim falje… I bëjë thirrje Kurtit dhe kabinetit të ti të mos e tall Kosovën, një kërkim falje duhet për këtë situatë. Sipas meje kanë shpresu edhe në një krizë, me një grevë që Kosova mos u merr me skandalet e Qeverisë por me greva”, u shpreh Haradinaj.

Ai tha se gjendja financiare e mësimdhënësve është e rëndë, ndërsa u bëri thirrje mësimdhënësve dhe prindërve të bëjnë gjithçka që viti shkollor të nis sa më mirë, sipas tij, edhe në një situatë të vështirë.