Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Haradinaj thirrje deputetëve të votojnë mocionin për shkarkimin e Qeverisë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, u ka bërë thirrje deputetëve që të votojnë shkarkimin e qeverisë Kurti.

Haradinaj tha se parlamenti duhet të marrë përgjegjësi dhe ta shkarkojë Qeverinë pasi e njëjta është në rrugë të gabuar.

“Dialogu edhe qeverisja në Kosovë ajnë në rrugë të gabuar, rrugë e cila po i shkakton humbje dhe goditje Kosovës. Janë humbjet e shumta, i thojnë mediat dhe aleatët. Nëse në parlament e shohim që Qeveria po udhëheq në drejtim të gabuar, si të veprojmë. Nëse dikush shpresoj se Kurti do ta nxjerrë kosovën nga drejtimi humbës, besoj del gabim. Nuk duhet të presim nga ai që e ka sjellë Kosovën ketu me nxjerr nga kjo situatë.“Ne si parlament duhet t’i marrim pergjegjësitë, ju lus ta shqyrtoni a është në rregull me shku kështu? Ta ndihmojmë Kurtin, me mocion ta shkarkojmë këtë Qeveri.Nëse heshtim në vazhdimësi, ne po bëhemi bashkëpjesëmarrës të keqsimit të gjendjes” tha Haradinaj