Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka takuar përfaqësuesit e partive politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme.
Pas takimit konsultativ me partitë politike, ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, njoftoi se 7 qershori është vendosur zyrtarisht si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.
“Sot bazuar në Ligjin për zgjedhjet, përmbylla takimin me përfaqësues të subjekteve politike.
Pas vlerësimit të afatave kushtetuese, kam vendosur që zgjedhjet e parakohshme të mbahen me 7 qershor”, tha Haxhiu
