Ads: Abonohu në Digitalb OTT 

Lajme

Haziri: Kjo krizë në Veriun e Kosovës është e shtata e prodhuar në mandatin e Kurtit

 
   

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se kriza e krijuar në veri, sipas tij, është e shtata e prodhuar në mandatin e Kurtit.

Përmes një postimi në Facebook, Haziri tha se Kurti po vazhdon me veprime të befasishme.

Kjo krizë në Veriun e Kosovës është e shtata e prodhuar në mandatin e z.Kurti. Kriza e fundit e cila eskaloi me protesta e dhunë, që burim e ka Beogradin, shkaktoi reagim të ashpër të partnerëve ndërkombëtarë ndaj Qeverisë, sepse z.Kurti po vazhdon me veprime të befasishme.

Moskoordinimi me partnerët ndërkombëtarë dhe tejkalimi i axhendës së dakorduar me partnerët tanë në kuadër të dialogut, ka sjellur këtë tensionim të situatës”, ka shkruar ai.

 
 
 
 
 

Related posts
Lajme

E shantazhuan me publikimin e disa videove intime, Policia arreston dy persona për shantazh

Lajme

Përcillet për në banesën e fundit polici Afrim Bunjaku që u vra nga grupi serb në Kosovë

Lajme

Mediat serbe publikojnë edhe një emër të të vrarit në operacionin në veri!

Lajme

Politikani gjerman: Vuçiq po gënjen paturpësisht, po krijon mjedis për agresion kriminal kundër Kosovës