Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Heidi dhe Romeo marrin vendimin e papritur, duan të largohen nga ‘Big Brother VIP’ (Video)

Një zhvillim i papritur ka ndodhur brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP Albania’.

Heidi Baci dhe Romeo Veshaj kanë vendosur të lënë shtëpinë pas situatës së krijuar në suitë. Teksa po hanin darkën, në gjendje të rënduar emocionale, Romeo i ka propozuar Heidit të lënë shtëpinë dhe ajo ka pranuar.

Më pas janë drejtuar për në dhomë të rrëfimit për të bërë kërkesën.

Heidi: Do me dal?

Romeo: Vallaj po

Heidi: Dalim

Romeo: Shkojmë në dhomë të rrëfimit e zhdukemi

Shikoni momentin me video:

Kujtojmë se raporti mes tyre nuk ishte i mirë përgjatë ditës së sotme. Vëllai i Madh kishte zgjedhur një ambient mjaft të kuruar për çiftin, për të kaluar disa çaste romantike, mirëpo në vend që të qëndronin nën shoqërinë e njëri-tjetrit, Romeo është parë disa herë të dilte nga dhoma.

Teksa Heidi ka qenë e vetme në xhakuzi, ajo i ka kërkuar Romeos të largohet pasi ishte tepër e mërzitur për shkak se ai nuk kishte zgjedhur të kalonte kohë me të, por të debatonte me Julin.

Pas debateve të shumta, një dron ka qenë ai që ka tensionuar akoma më shumë marrëdhënien e tyre.

Në dron shkruhej: “Stop maskilizmit, Romeo fallco, Heidi hap sytë”

Duket këto situata të njëpasnjëshme kanë sjellë një krisje mes çiftit.