Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Helmimi i nxënëseve afgane, 80 vajza janë shtruar në spital

Në repartin e një emergjence në Sar-e- Paul u sollën gati 80 vajza afgane të helmuara.

Nxënëset nga dy shkolla fillore të provincës pas orëve të mësimit filluan të kenë simptoma si të vjella, astmë dhe dhimbje koke.

Mohammad Rahmani, zyrtar taleban i arsimit në Afganistan nuk dha asnjë informacion se si u helmuan vajzat apo natyrën e plagëve të tyre.

Rahmani tha se vajzat e helmuara janë nga klasa e parë dhe ajo e gjashtë.

“Ndodhi në fillim të orëve të mësimit dhe nxënëset që po shkonin nëpër klasa u helmuan, kishin të vjella dhe kishin astmë dhe dhimbje koke. Ne dërguam nxënëset për në spital dhe tani ato janë të gjitha mirë”, tha ai.

Mendohet të jetë hera e parë që ndodh ky lloj sulmi që kur talebanët erdhën në pushtet në gusht të vitit 2021 dhe filluan goditjen e tyre ndaj të drejtave dhe lirive të grave dhe vajzave afgane.

Vajzave në Afganistan u ndalohet arsimimi përtej klasës së gjashtë, duke përfshirë universitetin, dhe grave u ndalohen shumica e vendeve të punës dhe hapësirat publike.

Irani fqinj është tronditur nga një valë helmimesh, kryesisht në shkollat e vajzave, që daton në nëntorin e kaluar./Tëvë1/

Tags: