Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

Horoskopi 25 shkurt 2024, zbuloni parashikimet e yjeve

Dashi

Ditë përgjithësisht e qetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Duhet thënë se do i jepni më shumë rëndësi komunikimit dhe do i zgjidhni disa zënka të vogla që keni pasur. Beqaret nuk do kenë fat dhe do iu rëndojë shumë vetmia. Financat duhet menaxhuar me shumë kujdes dhe maturi. Mërkuri do iu gjendet pranë ne çdo moment dhe nuk do iu lërë të shpenzoni pa u menduar.

Demi

Sektori i dashurisë në çift do shkojë më se miri gjatë kësaj dite. Përgatitni një darkë romantike me qirinj dhe muzikën tuaj të preferuar nëse doni qe t’iu duket vetja si në ëndërr. Marrëdhënia e beqarëve me personat e seksit tjetër nuk do jetë e mirë. Edhe sot do qëndroni vetëm. Në planin financiar do kryeni investime dhe situata do jetë e qëndrueshme.

Binjakët

Dita e sotme nuk do jetë e favorshme për jetën sentimentale të çifteve. Ka rrezik që disa edhe ta tradhtojnë atë që kanë në krah dhe me pas t’i japin fund lidhjes qe kane krijuar. Kujdes, mos u ndikoni nga emocionet e momentit. Beqarët edhe pse do kërkojnë shumë nuk do e gjejnë personin që iu përshtatet me shume. Financat nuk do jenë të këqija. Përfitoni!

Gaforrja

Neptuni do ndikojë më së shumti sot në jetën tuaj ne çift dhe do kaloni një ditë mjaft delikate. Mos kërkoni të impononi mendimin tuaj për gjithçka sepse do përballeni me probleme të mëdha. Nëse jeni ende vetëm, edhe sot do e keni te vështira ta gjeni atë që kërkoni. Në planin financiar do bëni çmos ta mbroni sa me shume buxhetin. Do ia dilni mbanë.

Luani

Jo vetëm qe dita e sotme do jete shume e bukur për të dashuruarit, por edhe pasioni do jetë i zjarrtë. Pas një periudhe të qetë, do ripërjetoni emocione pa mbarim. Beqarët do kalojnë një ditë të zakonshme dhe sërish nuk do e gjejnë personin e ëndrrave. Nëse iu dalin probleme në planin financiar nuk duhet të alarmoheni, por duhet të zgjidhni gjithçka me kujdes.

Virgjëresha

Diskutoni hapur me partnerin tuaj sot për te gjitha problemet që keni pasur në çift. Me qetësi dhe maturi do zgjidhni gjithçka dhe do jeni me optimiste për të  ardhmen. Beqaret do kenë disa takime, por falë tyre mund të linin vetëm dashuria kalimtare. Planetët do jene në anën tuaj ne planin financiar dhe do iu ndihmojnë ta stabilizoni situatën. Shfrytëzojeni këtë mundësi!

Peshorja

Kur bëhet fjalë për ta mbrojtur dashurinë tuaj dhe atë që keni në krah, ju jeni mjaft luftarake dhe nuk toleroni aspak. Sot do e tregoni këtë gjë. Beqarët do ndikohen mjaft nga Hëna dhe nuk do kenë aspak dëshirë për të bere njohje të reja. Në planin financiar ka rrezik të përballeni me probleme serioze. Merrni masa sa më shpejt dhe mos i besoni askujt.

Akrepi

Ata që kanë pasur zënka me partnerin kohët e fundit do pajtohen gjatë kësaj dite dhe në mbrëmje do kalojnë momente më të bukura. Yjet do jenë gjate gjithë kohës në anën tuaj. Beqarët nuk duhet t’iu besojnë të gjitha atyre që do i ngacmojnë sot sepse do lëndohen. Në punë nuk ka ardhur ende koha të merrni vendime te rëndësishme apo të nënshkruani kontrata.

Shigjetari

Të shumtë do jene yjet qe do krijojnë turbullira në jetën në çift gjate kësaj dite. Lidhjes suaj do i mungoje qëndrueshmëria dhe do keni probleme te mëdha. Beqarët do kenë pak mundësi te takojnë personat e duhur, megjithatë nuk duhet ta humbin shpresën deri në minutën e fundit. Në planin financiar ka ardhur koha të ndiqni një strategji strikte.

Bricjapi

Fale influencës shumë të madhe të Plutonit, jeta në çift as për ju nuk do jetë e qetë. Do keni ide të ndryshme me partnerin dhe disa mund të shkojnë deri atje sa ta tradhtojnë atë që kanë në krah. Kujdes! Beqarët duhet t’i marrin gjerat si t’iu vijnë, pa kërkuar asgjë me ngulm. Ka mundësi që buxheti juaj të filloje të përmirësohet qe sot. Përfitoni për të hequr disa para mënjanë.

Ujori

Sektori i dashurisë do vazhdojë të jetë i mbrojtur nga yjet gjate kësaj dite. Do flisni hapur për gjithçka me partnerin dhe nuk do keni asnjë kontradiktë. Për beqarët do ketë takime premtuese të cilat nuk duhen humbur në asnjë mënyrë. Në planin financiar do keni disa tronditje te vogla, por probleme te mëdha nuk do ketë. Shpenzimet duhet t’i pakësoni.

Peshqit

Nëse kohët e fundit jeni përballur me një situatë të vështirë në çift, sot do i shikoni gjerat më me qartësi. Situata do fillojë të stabilizohet pak nga pak. Beqarët do flirtojnë pa pushim, por do kenë mundësi vetëm për aventura kalimtare. Shfrytëzojini nëse iu pëlqejnë ose prisni ende për një lidhje serioze. Ne planin financiar do e dini mirë çfarë hapash të hidhni që situata të mos përkeqësohet.