Dashi
Nesër duhet të dilni nga zona e komfortit për t’u përfshirë dhe për të filluar punën për një projekt të ri. Duhet të filloni planet për 2024-ën, një vit që do të jetë i mbushur me projekte të reja dhe suksese të vogla e të mëdha. Vendimet do t’I shtyni për vitin tjetër. Në dhjetor dashuria do të jetë më shumë protagoniste.
Demi
Nesër do ju duhet ta vendosni të bëni përpjekje për të zgjidhur një problem në dashuri që ju mban peng prej disa kohësh. Mundohuni t’i sqaroni keqkuptimet këto ditë, sepse në dhjetor do të keni aq shumë angazhime në punë sa do të jetë e vështirë të gjeni kohë për të folur për ndjenjat.
Binjakët
Yjet mund t’ju sjellin konflikte të reja familjare, vonesa ose pengesa në punë. Asnjëherë më parë nuk ka qenë kaq e rëndësishme të bësh sqarime në familje dhe të përpiqesh të zgjidhësh të gjitha keqkuptimet. Duhet të jeni të kujdesshëm në marrëdhëniet në çift dhe nuk duhet të harroni detyrimet tuaja.
Gaforrja
Nesër yjet ju ftojnë të filloni të mendoni seriozisht për vitin 2024, për qëllimet që dëshironi të arrini. Me Jupiterin dhe Saturnin në aspektin miqësor, ju presin muaj të rëndësishëm në të cilët do të mund të arrini gjëra të mëdha. Në muajin Dhjetor do të rimendoni çështjet e punës dhe parave për vitin 2024.
Luani
Nesër do të jeni protagonist absolut. Çdo fushë e jetës tuaj po përparon për mirë, përveç asaj ekonomike ku mund të keni shqetësime të reja, disa dhimbje koke të tjera. Çiftet zëne vendin e dytë, por stimujt e punës janë aq të forta sa duket qartë se nuk ka vend për asgjë tjetër.
Virgjëresha
E hëna do të jetë një ditë me rrezik të lartë diskutimesh apo tensionesh. Do të ishte më mirë të shtyni çdo angazhim të madh për ditët në vijim. Në familje do të mund të rizbuloni qetësinë e humbur së fundmi, duke rivendosur harmoninë në familje.
Peshorja
Prej ditësh keni rikuperuar një optimizëm dhe pozitivitet befasues që po ju shoqërojnë në zgjedhje dhe veprime. Me një humor të tillë nuk do të jetë vështirësi t’i kapërceni shpejt problemet, madje edhe ato që i keni mbajtur mbi supe për një kohë.
Akrepi
Tensionet që keni pasur deri më tani do të jenë vetëm një kujtim i paqartë dhe i largët. Këtë të hënë duhet të punoni për të rikuperuar bashkëpunimin me partnerin tuaj. Gjërat nuk shkojnë ashtu siç do të dëshironit, por pak nga pak, me pak më shumë durim, ndoshta do të arrini gjithsesi atë që dëshironi.
Shigjetari
Nesër do të duhet të jeni dyfish të kujdesshëm. Mundohuni të mos ndërmerrni hapa të rrezikshëm dhe bëni më shumë kujdes. Nëse jeni beqar, mos u mbyllni në shtëpi sepse ka shumë mundësi për të njohur njerëz të rinj. Në punë, demonstroni talentin tuaj, pasi do të njihet nga ata që ju rrethojnë.
Bricjapi
Nëse keni kohë që jeni bashkë, dëshironi diçka të re. Në punë prisni disa ndryshime. Shpesh ndryshimet janë të favorshme dhe do të shihni që do të ketë mundësi të bukura për sukses në çdo fushë. Mos u zemëroni nëse diçka nuk shkon sipas planit.
Ujori
Nuk jeni shumë të kënaqur në dashuri, por duhet të hidhni hapin e parë drejt ndryshimit. Kënaqësitë e mëdha vijnë në punë. Ndaloni dhe të planifikoni me kujdes hapat e ardhshëm që dëshironi të hidhni. Tani që gjërat po ecin në favorin tuaj, por është mirë të mos bëni zgjedhje të nxituara.
Peshqit
Mirë për ata që janë në një marrëdhënie të mirë, më keq për çiftet e qëndrueshme. Duhet të gjeni sërish një pasion. Në punë, është koha për të hedhur themelet për një të ardhme më të qëndrueshme. Mos u zemëroni nëse diçka nuk shkon sipas planit.