Lajme

Hoti akuzon Muratin: Je abuzuesi më i madh që ka pasur ndonjëherë Qeveria e Kosovës

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka drejtuar akuza të ashpra ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati, duke e akuzuar për keqmenaxhim dhe abuzim me financat publike.

Gjatë debatit në Kuvend, Hoti ka kritikuar mënyrën se si ministri po i menaxhon financat e shtetit.

Hoti akuzon Muratin: Je abuzuesi më i madh në Qeveri

“Ministri, financat e korporatave i di mirë, sepse buxhetin personal e udhëheq shumë mirë. Bën investime poshtë e lart. Por financat e shtetit nuk po i di dhe po abuzon me ato që i ka në dorë. Ti, veç, financat e tua personale i di, jo të shtetit. Je abuzuesi më i madh që ka pasur ndonjëherë Qeveria e Kosovës”, deklaroi Hoti.

Të Ngjashme