![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/06/hoxhaj-veprimet-e-beogradit-qe-po-provokojne-tensione-ne-rajon-meritojne-denim-te-forte_6489e5bab9e38.jpeg?resize=850%2C478&ssl=1)
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook, pas kidnapimit të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, nga ana e Serbisë.
Ai ka thënë se e dënon këtë veprim nga Serbia.
“E dënoj ashpër rrëmbimin e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga Serbia, brenda territorit të Kosovës.
Veprimet e pamatura të Beogradit, të cilat vazhdimisht provokojnë tensione në rajon, meritojnë dënim të fortë dhe Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për sjelljen e saj agresive ndaj Kosovës!”, ka shkruar tutje Hoxhaj.