Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“I fola shqip”/ Regjisori rrëfen kujtimet me Nënë Terezën: Çfarë bëri kur shkoi tek varri i Enver Hoxhës

5 shtatori i 2016-ës shënoi në kalendarin Apostol Ditën e Shenjtores shqiptare, Nënë Tereza e Kalkutës. Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës është shpallur festë zyrtare në Shqipëri.

Lidhur me shenjtoren me të cilën të gjithë krenohemi, i ftuar në emisionin “Shqipëria LIVE”, ditën e sotme ka folur Gjon Kolndrekaj, regjisor italian me origjinë nga Kosova. Pavarësisht se ka mbërritur në Itali në vitet ‘70, kur ishte vetëm 16 vjeç, Gjon Kolndrekaj i ruan ende të freskëta kujtimet e Nënë Terezës dhe gjuhën shqipe. Ai ka pasur miqësi personale më Nënë Terezën dhe ka përshkruar jetën e saj që nga lindja deri ardhja në Shqipëri.

Shenjtoren, ai e ka shoqëruar kur shkoi për herë të parë në Shqipëri, në gusht të 1989. Kolndrekaj ka rrëfyer më herët se gjëja e parë që Nënë Tereza bëri, ishte vizita tek varri i të ëmës dhe të motrës. Sipas tij, për 40 minuta ajo u ngul përpara varreve duke u lutur.

“E kam njohur në vitin 1978, më rekomandoi nëna ime ta takoja. I fola në shqip kur e takova. Kroatishten e kuptonte shumë mirë sepse babain e kishte jezuit.

Pyetja e parë që më bëri ishte “Ke ardhur të bëhesh prift”. I thashë jo kam ardhur për të filmuar dhe për të të takuar. Paraqitur në qendrën e saj, në Koloseumin e Romës sepse kanë nevojë për ju. Prej asaj date deri në 1996, e kam ndjekur gjithmonë.

Nënë Tereza më thoshte se dita më e bukur ishte e ‘sotmja, sepse jam gjasllë dhe jam takuar me ju’. Kishte gjë me rëndësi shpresën. Gjithë veprimtaria e saj ishte e bazuar në shpresë.

Një familje që shkonte shpesh tek ajo, sepse djali i vogël 10-vjeçar kishte jetë vetëm 1 javë. Familja nuk merrte dot ilaçin. Ajo mendonte si t’ia sillte. Në atë moment vjen një motër e saj dhe i dorëzon ilaçin, që ishte mrekulli.

Ishte emocion i fortë kur erdhi në shqipëri. Shkoi te varri i nënës dhe të motrës. Lulet që i dha Nexhmie hoxha, Nënë Tereza i la tek varri i Enver hoxhës, i cili nuk e kshte lejuar më parë të hynte në Shqipëri.”- tha ai