Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se u godit me thikë nga vëllai i tij 76-vjeçar.
Sipas policisë, rreth orës 20:30, në fshatin Agonas, dy vëllezërit ndodheshin në arë duke mbledhur bazën ushqimore për blegtorinë, kur për arsye ende të paqarta shtetasi M. Rr., 76 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë) vëllain e tij, shtetasin E. Rr., 74 vjeç.
See also I diagnostikuar me diabet, dje para se t`i hipte skafit injektoi insulinën dhe/ DETAJE nga aksidenti tragjik në Ksamil që i mori jetën 22-vjeçaritI plagosuri u transportua menjëherë për ndihmë mjekësore, por si pasojë e plagëve të marra nuk mundi të mbijetojë dhe ndërroi jetë në spital.
Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar autorin e dyshuar për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.
