Lajme

​I mituri kapet duke kaluar ilegalisht kufirin, i gjenden mallra dhe shpendë

Policia e Kosovës ka ndaluar një të mitur në fshatin Koshuticë të Leposaviqit, nën dyshimin se ka kaluar ilegalisht kufirin.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 27 gusht 2026, rreth orës 13:00.

Gjatë kontrollit, të dyshuarit i janë gjetur dhe sekuestruar 25 komplete zinxhirësh për motor-sharrë, katër pula dhe 17 zogj.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i mituri është liruar, ndërsa mallrat dhe shpendët janë dërguar në terminalin doganor për procedura të mëtejshme.

Të Ngjashme