Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

I preu flokët nënës me kancer kur ishte vetëm 16 vjeçe, historia e patreguar e gazetares

17 vite më parë, gazetarja Çenkuela Hasa mori rolin e kujdestares së nënës së saj. Kur Çenkuela ishte vetëm 16 vjeçe, nëna e saj u diagnostikua me kancer gjiri. Këtë histori ajo e ndan për herë të parë në “Shije Shtëpie” në Tv Klan dhe kujton të gjithë procesin. Përveç luftës, mësoi të ishte optimiste, të shihte anën e mirë edhe kur dukej tepër e vështirë dhe të ndihmonte nënën e saj.

Çenkuela Hasa: Mund të them që momenti kulmor ka qenë momenti që nëna ime vendosi që të presë flokët sepse ato ishin ngatërruar shumë dhe e mbaj mend atë moment që tha “sot do dal, do mbyll disa punë” që kishte në zyrë, pra punë të familjes dhe “do më presësh flokët”. Unë kam qenë ajo që i kam prerë flokët dhe ai ishte momenti më kulmor për të i dhimbjes sepse nuk e pranonte dot edhe ndryshimin, heqja e gjoksit, prerja e flokëve që i kishte flokë shumë të bukur, me onde, domethënë ishte momenti më kulmor. Pas kësaj, ne filluam që të jemi optimistë kur porositëm paruket, kur i vinte.

Gazetarja shpjegon se si reflektohej gjendja emocionale e nënës së saj edhe në veprimet që bënte.

Çenkuela Hasa: Ne për paruket kemi kërkuar pafund, paruket na kanë ardhur nga Italia, me postë. Mami është izoluar 3 javë në shtëpi derisa i erdhën paruket të cilat ishin disi të ngjashme me flokët e saj dhe me vëzhgimin që unë kam bërë aq afër, emocional me të absolutisht që gjendja e saj ndryshoi. Në njëfarë ajo nëpërmjet pamjes rinisi një jetë të re me kushtet që kishte.

Një tjetër aspekt që Çenkuela prek, është opinioni dhe sjellja e të tjerëve ndaj nënës dhe asaj vetë.

Çenkuela Hasa: Edhe në shkollë kur unë shkoja, kam qenë nxënëse shumë e mirë, kam qenë kujdestarja e klasës, edhe vëllai ka qenë pak më i vogël kur kishim mbledhjet me prindërit, ndihej ajo…

Katerina Trungu: Ti ishe ajo vajza që e kishte nënën sëmurë.

Çenkuela Hasa: Që e kishte nënës sëmurë, që bëhej me gisht që “shiko ajo ka vënë paruke”, por unë kam qenë shumë natyrë sportive, nuk është se më kanë shqetësuar por realisht dua të them se i kam ndjerë këto gjëra në atë periudhë dhe prandaj edhe vendosa që ta ndaj historinë time sepse pavarësisht se kanë kaluar kaq shumë vite, situata nuk është se ka ndryshuar shumë, veçanërisht nëpër rrethe ku jo vetëm paragjykimi, informacioni ku për këto zonja vazhdon të jetë i vakët dhe media është e vetmja platformë që ato informohen./tvklan.al