![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/06/i-rrahur-rende-dhe-i-plagosur-i-dyshuari-per-vrasjen-ne-gjakove-dyshohet-se-u-vetembrojt-nga-vellezerit-islamaj_6498bfc7f1308.jpeg?resize=850%2C464&ssl=1)
Gjakova u trondit sonte nga një vrasje e dyfishtë. Dy vëllezërit Haxhi dhe Blerim Islamaj u qëlluan dhe për pasojë mbetën të vdekur. Policia tashmë ka arritur në vendin e ngjarjes, ndërkohë që Sinjali ka mësuar se motivi i këtij konflikti që përfundoi tragjikisht dyshohet se lidhet me pronën.
Njëri nga vëllezërit u gjet i vdekur në vendin e ngjarjes, ndërkohë që viktima tjetër është dërguar në spital pa shenja jete.
Sipas informacioneve, vrasja e dyfishtë në Gjakovë dyshohet të jetë kryer në vetëmbrojtje.
I dyshuari, Gjergj Gjokaj, është i rrahur rëndë dhe i plagosur me armë zjarri.
Media mëson se të dyshuar për rrahjen dhe plagosjen e tij janë tani të ndjerët, vëllezërit, Blerim dhe Haxhi Islamaj.