Konflikti ndodhi rreth orës 19:45 te ish-Parku në Tiranë. 26-vjeçari Fabian Pitani ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa 53-vjeçari Eduard Pelushi (Selmani) është shoqëruar si autor i dyshuar
Janë identifikuar personat e përfshirë në konfliktin e ndodhur mbrëmjen e së dielës, 6 shtator, në zonën e ish-Parkut në Tiranë, ku një 26-vjeçar u plagos me mjet prerës.
I dëmtuari është Fabian Pitani, 26 vjeç, ndërsa si autor i dyshuar i ngjarjes është identifikuar Eduard Pelushi (Selmani), 53 vjeç, raporton noa.al.
Ngjarja ndodhi rreth orës 19:45. Sipas të dhënave paraprake, mes dy personave ka nisur një konflikt për motive të dobëta, gjatë të cilit Pitani dyshohet se është goditur me mjet prerës.
26-vjeçari u transportua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Pas ngjarjes, 53-vjeçari Eduard Pelushi (Selmani) u identifikua dhe u shoqërua si personi i dyshuar për plagosjen.
Ende nuk janë bërë të ditura rrethanat konkrete që çuan në konflikt.
Hetimet vijojnë për të sqaruar dinamikën e plotë të ngjarjes dhe përgjegjësinë ligjore të personave të përfshirë.
