Ministri i Brendshëm në Shqipëri, Befort Lamallari, ka dhënë detaje lidhur me vendimin i cili e shpalli “non grata” Ikballe Hudutin nga qeveria shqiptare.
Lamallari në eurinews u shpreh se vendimi u mor duke akumuluar dhe përpunuar të gjithë informacionin që kemi disponuar kohë më parë në fakt mbi Hudutin.
“Ne kemi vepruar duke akumuluar dhe përpunuar të gjithë informacionin që kemi disponuar kohë më parë në fakt mbi këtë shtetase, ashtu siç kemi edhe në mënyrë periodike të përditshme, ne mbledhim informacion si agjencitë ligjzbatuese, policia, antiterrori dhe shërbimi inteligjent, në bashkëpunim dhe me partnerët. Mbledhim informacion për shtetas të ndryshëm të cilët po bëjnë kërcënim për sigurinë, sigurinë publike apo atë kombëtare, dhe për interesin publik. Sigurisht, ministri i Brendshëm disponon gjithashtu edhe përmes urdhrave të përgjigjjes parandaluese, ku kërkohet dhe miratimi, autorizimi i GJKKO-s, kurdoherë që ka dyshime për financim të terrorizmit, nxitje të dhunës, nxitje të urrejtjes, dhe patjetër domethënë kjo është puna jonë funksionale. Theksoj edhe njëherë që kjo çështje ka të bëjë kohë më parë dhe duhet bërë e qartë për të gjithë, për të gjithë publikun, që ne absolutisht respektojmë të drejtën e çdokujt për të protestuar, po kështu dhe dëgjojmë shqetësimet e çdo protestuesi i cili sinqerisht shpreh mendimin e tij ndryshe. Por, pjesëmarrja në protestë nuk mund të përbëjë kurrsesi imunitet për këtë do që ka një agjendë të caktuar, e dokumentuar kjo edhe nga agjencitë e zbatimit të ligjit”, tha ai.
Kujtojmë se vendimi ndaj Hududitin si e “pa dëshiruar” në Shqipëri është marrë për 15 vjet.
