Shëndetësia

IKSHPK bën thirrje për vaksinimin e fëmijëve kundër fruthit: Mund të shkaktojë madje edhe vdekje

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë thirrje për vaksinimin e fëmijëve kundër fruthit.

Fruthi është një sëmundje shumë ngjitëse që shkaktohet nga një virus dhe mund të shkaktojë komplikime serioze, madje edhe vdekje.

“Fruthi përhapet lehtësisht përmes ajrit kur personi i infektuar kollitet ose teshtin. Një person me fruth mund ta përhapë virusin edhe para shfaqjes së simptomave. Shenjat kryesore: Temperaturë e lartë, kollë, rrjedhje e hundës, sy të skuqur dhe të përlotur, skuqje e lëkurës, e cila zakonisht fillon në fytyrë në formë të pikave (pas veshëve) dhe përhapet në trup. Pse është i rrezikshëm? Fruthi mund të shkaktojë: pneumoni, encefalit, dehidrim, dëmtim të dëgjimit dhe verbim. Fëmijët nën 5 vjeç janë veçanërisht të rrezikuar nga komplikimet”, shkruhet në njoftim.

“Vaksina MMR është mbrojtja më e mirë kundër fruthit. 1 dozë → mbi 90% mbrojtje, 2 doza → rreth 97–99% mbrojtje. Në Kosovë: Doza e parë e vaksinës MMR jepet në moshën 12 muajshe, doza e dytë e vaksinës . MMR jepet në moshën 5–6 vjeç”, thuhet në këtë thirrje për vaksinim”, shkruhet tutje në njoftim.

Të Ngjashme