Një person është arrestuar në Gjakovë, pasi dyshohet se ka sulmuar me thikë axhën e bashkëshortes së tij, e cila ishte strehuar tek ai për t’i shpëtuar dhunës së vazhdueshme në familje.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 21 nëntor 2026, rreth orës 02:10.
I dyshuari kishte shkuar në shtëpinë e axhës së gruas për të biseduar me bashkëshorten, e cila, sipas Policisë, ishte larguar nga shtëpia për shkak të dhunës sistematike të dyshuar nga ana e tij.
Gjatë qëndrimit në atë shtëpi, i dyshuari dyshohet se ka sulmuar me thikë axhën e bashkëshortes.
Si pasojë e incidentit, i dyshuari dhe viktima kanë pranuar trajtim mjekësor.
Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe ka konfiskuar 3 thika.
Me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti është raportuar nga Policia si “Dhunë në familje”.
