Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në një intervistë të dhënë më 18 maj 2026 në një television, deklaroi se kryetari i Komunës së Skenderajt kishte tentuar, me veturë zyrtare, të ndërhynte në mënyrë të rrezikshme në qarkullimin e eskortës së tij.
Rreziku për të cilin flet Kurti, është konfirmuar në raportin policor në deklaratën e datës 27 janar 2025.
Në dokumentin e siguruar nga mediat, thuhet se njësiti policor kishte arritur ta ndalonte veturën e dyshuar, e cila rezultonte të ishte në pronësi të Komunës së Skenderajt, ndërsa drejtues i saj ishte Sami Lushtaku, në atë kohë nënkryetar i komunës.
E për këtë deklaratë ka folur edhe Sami Lushtaku i cili tha ka mohuar deklaratat e kryeministrit në detyrë Albin Kurti, i cili tha se kryetari i Skenderajt kishte tentuar të shkaktonte një aksident me eskortën ku ndodhej ai.
Në lidhje me këtë situatë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur juristi Blerim Burjani.

Blerim Burjani
Ai thotë se organet e rendit duhet të merren me këtë situatë, mirëpo pavarësisht çdo gjëje duhet të i lënë politikanet tanë mënjanë konfliktet.
“Kjo është çështje e organeve të rendit dhe ligjit. Sidoqoftë, të gjitha palët, e sidomos këta dy personalitete, duhet t’i lënë mënjanë konfliktet që janë plotësisht politike dhe jo personale”, u shpreh ai.
Tutje, ai thekons që organet e ligjit duhet të kenë fakte dhe të vënë drejtësi.
“Gjithashtu, kjo është çështje që u takon organeve kompetente të reagojnë dhe të gjejnë fakte, nëse ka të tilla, sepse pa fakte nuk ka drejtësi. Mendoj se organet e rendit duhet të jenë të gatshme të reagojnë edhe në provokime të tjera”, përfundoi Burjani për “Bota sot”.
