Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Izraeli eliminon komandantin e lartë të Hezbollahut

Komandant i sektorit bregdetar të Hezbollahut dhe zyrtar i lartë në disa pozicione të krahut ushtarak të Hezbollahut, Ismail Yusuf Baz është eliminuar nga forcat izraelite.

Ai ka mbetur i vrarë nga një sulm me precizion të lartë drejt makinës së tij në lëvizje.

Sipas Forcave Izraelite, Ismail ishte i përfshirë në promovimin dhe planifikimin e lëshimeve të raketave drejt Izraelit nga zona bregdetare e Libanit.

Gjatë luftës, ai organizoi dhe planifikoi një sërë sulmesh terroriste kundër Izraelit.