Lajme

Izraeli sulmon një xhami dhe një impiant shkripëzimi në Gaza, gjashtë persona të vrarë

Numri i të vdekurve nga sulmet izraelite në Gaza që nga mëngjesi i së hënës është rritur në gjashtë, thanë burime spitalore për Al Jazeera.

Një fëmijë është midis të vrarëve në sulmet ajrore izraelite që kanë synuar disa zona në Gaza sot.

Forcat ajrore izraelite poashtu sulmuan një xhami dhe një impiant për shkripëzimin e ujit në lagjen Sheikh Radëan të qytetit të Gazës.

Gjatë disa javëve të fundit, kemi parë një intensifikim të qartë të sulmeve ajrore mbi shtëpitë e banimit, pronat civile dhe tendat e improvizuara, ku njerëzit kanë gjetur strehim pas shkatërrimit të lagjeve të tyre, pavarëisht një armëpushimi të brishtë që vazhdon të jetë në fuqi.

Videoja e ndarë nga Rrjeti i Dialogut Palestinez tregoi re tymi që ngriheshin nga zona.

#شاهد | الدقائق الأولى بعد قصف الاحتلال مسجداً ومحطة لتحلية المياه في حي الشيخ رضوان شمال مدينة غزة pic.twitter.com/KnYpS7Mki6

— شبكة فلسطين للحوار (@paldf) August 24, 2026

Të Ngjashme