Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Jashari tregon rastin e investitorit: M’u ofruan 1 milion euro për një xhami, prej tyre nja 300-400 mijë m’i vjedhë unë

Pajazit Jashari, një nga themeluesit e lëvizjes për “braktisjen vullnetare të fesë islame”, tha në “Pressing”, se i janë ofruar 1 milion euro për ndërtimin e një xhamie.

Por, sipas tij, investitorët nuk e kishin problem që ky ti vjedhë 300-400 mijë euro, vetëm që mos të ishte në emrin e tyre.

“Mua më janë ofruar 1 milion euro për me ndërtu xhami personalisht. Një bashkëvendas i imi, babën e ka të lindur në Turqi vjen shpesh këtu e kam shok, flet shqip. Vjen një i sigurimeve të shtetit dhe më ftojnë mua, unë mendova mos po përfitojmë ndonjë fabrikë, kur tha a po don mu bo kryetar komune…

Tha 1 milion euro për një xhami, i thash a bon ti me çelë një fabrikë në Podujevë dhe na punëson neve, nguli këmbë veç te xhamia. Shuma 1 milion nënkuptojke mi shti në xhep unë 300-400 mijë euro, po nuk është me rëndësi sa i vjedhsha unë, por në emër timin me u ndërtu xhamia e jo në emër të atyre”, u shpreh ai.