Lajme

Java mbyllet pa ujdi politike

Njohës të integrimeve thonë se për të ecur para drejt Bashkimit Evropian, anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, duhet stabilitet politik dhe institucione funksionale.

Po përmbyllet edhe një javë pa marrëveshje mes partive politike për formimin e institucioneve të reja, duke e lënë Kosovën në një fazë të pasigurt dhe me institucione jofunksionale. Kjo ngatërresë e zgjatur politike po shihet si pengesë e madhe për rrugën e Kosovës drejt integrimeve evropiane dhe sigurimin e njohjeve të reja. Ndonëse Ministria e Jashtme thotë se angazhimi diplomatik vazhdon, analistët theksojnë se pa stabilitet të brendshëm, përparimi i vendit në arenën ndërkombëtare është i pamundur.

“Mungesa e vazhdueshme e ka progresin ne agjendën ndërkombëtare. Është një nga instrumentet që ne si Kosovë mund ti tregojmë BE se jemi serioz në procesin integrues e se mund të jemi partner të BE-së”, thotë Arbëresha Loxha, drejtoreshë ekzekutive e GLPS.

Megjithëkëtë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës mbron strategjinë Përmes një përgjigjeje me shkrim. Ky dikaster thekson se makineria diplomatike nuk ka ndaluar dhe se po punohet në disa fronte njëkohësisht.

Ministria e Punëve të Jashtme nënvizon se proceset diplomatike vazhdojnë në faza koordinimi duke nënvizuar se diplomacia nuk ka ndaluar asnjëherë.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës thotë se angazhimi diplomatik për anëtarësim në organizata politike, ekonomike, të sigurisë dhe kulturës po vazhdon. Sipas kësaj ministrie, këto procese ndodhen në faza të ndryshme koordinimi, teksa po komunikohet vazhdimisht me partnerët ndërkombëtarë për të siguruar mbështetje dhe njohje të reja.)

Sa i përket anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, Ministria vazhdon angazhimet në organizata dhe mekanizma të ndryshme politike, ekonomike, të sigurisë, kulturës, arsimit dhe shëndetësisë. Proceset aktuale ndodhen në faza të ndryshme të koordinimit dhe konsultimeve diplomatike, ndërsa çdo hap ndërmerret në përputhje me rrethanat dhe mbështetjen ndërkombëtare.

Njëkohësisht, MPJD është në komunikim të vazhdueshëm diplomatik me shtete dhe partnerë të ndryshëm për të zgjeruar mbështetjen ndërkombëtare ndaj Republikës së Kosovës dhe për të krijuar mundësi për njohje të reja.

Formimi sa më i shpejtë i institucioneve të reja, sipas njohësve të fushës, mbetet jetik për ta parandaluar humbjen e mbi 100 milionë eurove nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian. Çdo vonesë në konsolidimin e qeverisë rrezikon bllokimin e këtyre fondeve strategjike, të cilat janë të lidhura drejtpërdrejt me afate të rrepta dhe reforma të kushtëzuara nga Brukseli.

Pas skadimit të afatit të parë të qershorit ku u plotësuan vetëm gjysma e reformave, Kosova tashmë ka kohë vetëm deri në fund të këtij viti, për t’i funksionalizuar institucionet. Pa një marrëveshje të shpejtë, vendi rrezikon humbjen përfundimtare të mbi 100 milionë eurove nga fondet e Bashkimit Evropian.

Të Ngjashme