Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Je mplak pak”, m’tha, – “Edhe ti”, ia ktheva”, kryeministri shfaqet në një takim relaksues pas të premtes së ngarkuar

Pas një të premteje të ngarkuar me skandalin e rezervave shtetërore ku pati edhe arrestime, Kurti sot ka pasur një takim relaksues me artistin Xhevdet Xhafa.

Në njoftimin që Kurti ka bërë për këtë vizitë, ka ndarë edhe një pjesë të shkurtër të dialogut mes tij dhe arstistit Xhafa.

Siç ka treguar kryeministri, Xhafa i ka thënë se “Je mplak pak”, ndërkohë që Kurti ia ka kthyer “Edhe ti’.

Kreu i Qeverisë thotë se kshtu ka filluar biseda me të qeshura me artistin Xhevdet Xhafa.

“Je mplak pak”, m’tha

“Edhe ti”, ia ktheva.

Kështu filloi biseda jonë me të qeshura të shumta e me vrojtime nga e kaluara, veprat e artit dhe punët tona ditore, me artistin e madh Xhevdet Xhafa dhe me Ministrin e Kulturës, Hajrullaun”, ka shkruar Kurti.