Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

Jeni në drejtimin e duhur… Çfarë thonë yjet për ju sot

Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
Hëna hyn në shenjën tuaj dhe mund të ndikojë shumë në fillimin e ditës së shtunë. Mund të mos jetë një nga ditët më pozitive… Por fatmirësisht me kalimin e orëve gjërat do të ecin në drejtimin e duhur.

Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Kjo e shtunë mund të përfaqësojë lakmusin, veçanërisht në fushën sentimentale. Vendosni ndjenjat tuaja në lojë dhe do të zbuloni nëse ata përreth jush të kthejnë vëmendjen apo jo.

Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
Kohët e fundit jeni shoqëruar nga njohje të ndryshme. Mendoni me kujdes se çfarë ju bën vërtet të lumtur dhe veproni në përputhje me rrethanat.

Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Kur jeni nervoz vuani nga shqetësimi në stomak. Mundohuni të qëndroni të qetë edhe nëse mund të ngacmoheni apo provokoheni këtë fundjavë, mos iu përgjigjni me vrull provokimeve.

Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht

Në këtë fundjavë të marsit mund të keni vështirësi në gjetjen e qasjes së duhur ndaj partnerit tuaj. Fjala kyçe do të jetë të mahnitësh.

Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator
Kjo është një periudhë e rëndësishme, si në punë ashtu edhe në dashuri. Është koha për t’u përfshirë plotësisht pa hezitim dhe shqetësime, së shpejti do të korrni frytet e dëshiruara.

Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor
Hëna është në shenjën tuaj. Gjatë ditës së shtunë mund të keni takime interesante në sferën sentimentale, por edhe çuditërisht në sferën e punës, të cilat mund të ndryshojnë perspektivat tuaja.

Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor
Në këtë periudhë nuk jeni shumë të interesuar për çështjet e dashurisë. Megjithatë, gjatë fundjavës, diçka mund t’ju ndodhë që mund të rindez atë flakë tek ju që aktualisht duket e shuar.

Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
Kur fillon pranvera, përgatiteni veten për dashuri. Për çiftet, do të jetë koha për të bërë udhëtime dhe eksperienca të paharrueshme. Në veçanti, për ata që janë beqarë, ka ardhur koha të gjejnë sërish dashurinë.

Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar
Ju jeni një shkëmb, keni një karakter të fortë dhe shumë të vendosur, kjo ju bën pikë referimi për të tjerët. Por edhe ju, siç po ndodh në këtë periudhë, duhet të merrni frymë. Shfrytëzojeni të nesërmen për të qenë pranë njerëzve tuaj të dashur dhe atyre që ju duan.

Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
Marrëdhëniet e dashurisë duhet të testohen, stimulohen dhe forcohen. Fundjava është ajo e duhura për të provuar veten me partnerin dhe për të zbuluar se çfarë mendojnë për ju të tjerët.

Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Ju keni përjetuar një javë shumë të rëndë por për fat të mirë kemi mbërritur në portat e fundjavës të cilën do t’ju duhet ta shfrytëzoni maksimalisht për të pushuar dhe relaksuar pak.