Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Jeta ime është në pyetje” – Pjetër Shala ndërhyn, mbrojtja e pakënaqur nga takimi i prokurorisë me një ekspert

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, të premten po vazhdon gjykimi ndaj Pjetër Shalës.

Mbrojtja e Shalës e ka quajtur vetën të dëmtuar nga takimi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS-së) me dëshmitarin ekspert, një ditë para dhënies së dëshmisë së tij në sallën e gjyqit, raporton Betimi për Drejtësi.

Sipas tij, mbrojtja gjendjet para një fakti të kryer pasi që sot fillohet me dëshminë e dëshmitarit dhe se tha se mbrojtjes nuk i është dhënë kohë siç duhet për të i shqyrtuar elementet e reja të paraqitura nga eksperti dhe as nuk kanë pasur kohë të marrin udhëzime nga Shala.

‘‘Ka informacione të reja, disa hollësi të shënuara në këtë të ashtuquajtur shënim, faqja numër 1 e këtij shënimi, pika 4 nga fundi ku flitet për dëmin e shkaktuar nga tre plumba, deri tani eksperti fliste për 2 plumba mbase 3, kemi renditjen kohore të të shtënave me armë, koha që eshtrat janë dëshmuar, koha e lëndimit dhe shkaku i vdekjes diçka shume e re për ne dhe nëse mund, mbase këtë mund ta trajtojmë me këshillin e ekspertëve tanë, përputhshmëria se viktima ka qenë i ulur kur është qëlluar me armë, në faqen 16 lidhur me copë hekuri, ky është informacion i ri, pra copëza fisheku, është e pamundur të dihet nëse ka mund të ec disa ditë pas lëndimit të shputës së këmbës e që mund të ketë qenë lëndim sipërfaqësor’’, përmendi ai si elemente të reja.

‘‘Diskutime mes palëve thirrëse dhe dëshmitarit si eksperti mund të zhvillohet çdo moment para thirrjes së dëshmitarit, nuk ka kufizime të vendosura mbi ZPS-në që të takohet me ekspert para fillimit të dëshmisë’’, tha prokurorja Gaia Pergolo.

Këtu ka ndërhyrë i akuzuari Shala i cili ka thënë se nuk është duke e kuptuar se cilat janë ndryshimet e reja andaj është e drejtë e tij të i kuptojë ato duke thënë se ‘‘jeta ime është në pyetje këtu’’.

Lidhur me këtë, trupi gjykues, i udhëhequr nga gjykatësja Mappie Veldt-Foglia është konsultuar dhe ka vendosur që seanca e sotme do të vazhdojë me marrjen në pyetje të dëshmitarit nga prokuroria dhe me marrjen në pyetje nga mbrojtësi i viktimave nëse ka pyetje nga ai, kurse mbrojtja të vazhdojë me kundra-pyetje në seancën e së nesërmes, pasdite.