Edhe sonte po mbahet protesta “Në emrin tim” në sheshin e Prishtinës kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së.
Organizatori i protestës, Çlirim Haziri, u bëri thirrje sërish Kuvendit dhe Qeverisë, që ta votojnë ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale.
‘’Edhe sonte në këtë shesh, deri sa Kosovës e UÇK-së t’i kthehet dinjiteti. Votojeni ligjin përse nuk kemi kohë të presim, Kosova nuk do të jetë e qetë pa e mbrojtur UÇK-në, lavdi dëshmorëve e UÇK-së”, tha Haziri.
Me këtë rast, protestuesit i dërguan kërkesat e tyre Ministrisë së Drejtësisë.
