Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Ka me i zhduk krejt”, ky është mitrovicasi i cili kërcënoi se do hedh bombë sot në xhami

Patrik Kurti, nga Mitrovica ka kërcënuar se sot do të gjuaj bombë në xhamin e këtij qyteti. Kurti në një video në “Tiktok” dëgjohet duke thënë se dëshiron që të zhduk sa më shumë mysliman. I njëjti pas këtyre deklaratave është shoqëruar në polici.

Patrik Kurti pretendonte që në ditën e xhumasë ta kryente këtë vepër që të kishte sa më shumë persona brenda.

“Nëse nuk iu zhduki unë nuk hi në burg për një mysliman Tri dardha ia shti në katin e parë. Ia msheli derën për jashtë edhe dytin kat, aty ku mblidhen të xhamia” u shpreh ai.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka konfirmuar për Gazetën Insajderin se pas videove të publikuara personi i dyshuar është shoqëruar në polici.
“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë se policia e ka shoqëruar për intervistim personin që është shfaqur në video”, tha Zahiti.
Kurti ka folur në TikTik se do të marrë tri dardha dhe do t’i fus në xhamisë që të vdesin sa ma shumë myslimanë.