Ish- deputetja e Kuvendit të Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi ka reaguar lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt nga Vitomerica e Pejës.
Sipas Kadaj-Bujupit, masat administrative ndaj përgjegjëseve nuk janë drejtësi për Arlindën.
Më tej ajo tha se neglizhenca e tyre ia mori jetën Arlindës
Reagimi i plotë:
Arlinda nuk duhej të vdiste! Neglizhenca e tyre ia mori jetën. Suspendimi nuk është drejtësi dhe as garanci për të parandaluar tragjedi të tjera. Kërkohet llogaridhënie dhe përgjegjësi penale, jo masa sa për sy e faqe.
DREJTËSI PËR ARLINDËN! BURG PËR PËRGJEGJËSIT!
