Një shtetasi të Serbisë në Merdarë i janë gjetur materiale me mbishkrime nxitëse.
Policia bën të ditur në raportin 24-orësh, se rasti është raportuar pasditen e së hënës dhe mbishkrimet janë gjetur në veturën e tij.
“Gjatë kontrollit në veture janë gjetur dhe konfiskuar materiale me mbishkrim nxitës.
Me vendim të prokurorit pas përfundimit të procedurave, i dyshuari është kthyer në drejtim të Serbisë”.
