Ads: Abonohu në Digitalb OTT 

Lajme

“Kemi probleme me Kurtin”/ Shkëlzen Gashi “shpërthen” ndaj ambasadorit Hill: Goebbelsin e Millosheviçit e konsideroni partner, e viktimën jo

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, ka deklaruar se kanë problem me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Hill në një intervistë për Zërin e Amerikës, ka thënë se kanë probleme thelbësore me Kurtin dhe kësisoj vihet në pikëpyetje partneriteti me të.

“Mendoj se kemi një problem me zotin Kurti, ai nuk është i gatshëm ta pranojë. Më duket se kemi disa probleme shumë thelbësore me të, nëse ende mund ta konsiderojmë si partner. Por këtë vendim ia lë ambasadës sonë në Prishtinë”, është shprehur Hill.

Ndaj, ambasadorit Hill ka reaguar analisti politik Shkëlzen Gashi, i cili thotë se “Goebbels-in e Miloseviçiq e konsiderojnë partner të mirë, kurse viktimën e Miloseviçiqt nuk e din a mund ta konsideroni”.

Sipas Gashit, ata nuk e konsiderojnë partner sepse viktima, në këtë rast Kurti, nuk pajtohet që t’i bëhen edhe më tutje konsecione xhelatit.

Shkrimi i plotë:

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, në një intervistë për radion ‘Zëri i Zmerikës’, paska deklaru: “nuk e di a mund ta konsiderojmë ende partner Albin Kurtin”, si dhe paska shtu se “Aleksandar Vučić-in e konsiderojmë partner të mirë”.

Veç ta dimë ku jemi: Goebbels-in e Milošević-it po e konsideroni partner të mirë, kurse viktimën e Milošević-it nuk po e dini a mund ta konsideroni ende partner, sepse viktima nuk po pajtohet që t’i bëhen edhe më tutje koncesione xhelatit.

Related posts
Lajme

Pasi dështuan ta mbyllin, Albin Kurti e Rozeta Hajdari shkojnë në ambientet e Klan-it

Lajme

Berisha: Edi Rama dhe urdhër që për Kosovën të mos diskutohet në Kuvend

Lajme

Sulmi në Banjskë, Haradinaj”: Terroristët kishin këtë plan

Lajme

Shtëpia e Bardhë: Serbia ka filluar të tërheqë forcat nga kufiri me Kosovën