![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/06/kercenon-lukashenko-nese-sulmohemi-do-te-perdorim-arme-berthamore_6488741504a97.jpeg?resize=600%2C280&ssl=1)
Bjellorusia nuk do të kishte asnjë shqetësim për përdorimin e armëve bërthamore nëse do të sulmohej, deklaroi presidenti Aleksander Lukashenko duke nënvizuar se ”ishte ai që i bëri presion presidentit rus Vladimir Putin për të vendosur armë taktike bërthamore në Bjellorusi”.
Këto armë pritet të mbërrijnë muajin e ardhshëm, shkruan ANSA.
”Gjithçka është gati. Mendoj se do të duhen disa ditë dhe do të marrim atë që kemi kërkuar”, theksoi Lukashenko.
Katër ditë më parë, Putin tha se vendosja e armëve bërthamore taktike ruse në Bjellorusi do të fillojë pas 7 ose 8 korrikut, kur pritet të përfundojnë punimet ndërtimore në instalimet e nevojshme./kp;