Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

KESCO: Vetëm 14 për qind e konsumatorëve kanë fatura mbi 100 euro

 
   

Kompania kosovare për furnizim me energji elektrike (KESCO) kanë njoftuar se deri më tani rreth 400 mijë konsumatorëve u janë lexuar njehsorët.

Kështu, sipas tyre, vetëm 14 për qind e konsumatorëve kanë fatura mbi 100 euro dhe 86 për qind kanë fatura nën 100 euro.

“400 mijë konsumatorëve deri me tani u janë lexuar njehsorët. 86% prej tyre kanë pranuar fatura nën 100€. Pra, nga numri total i leximeve, del që vetëm 14% e konsumatorëve kanë fatura 100€ ose më tepër. Edhe ato fatura që janë në shpenzim më të madh, bëhet fjalë për dy shërbime në një, pra për furnizim me energji elektrike dhe për ngrohje.

Ngrohja është shpenzues i madh i energjisë elektrike dhe në bazë të analizave që ekspertët e kompanisë i kanë bërë, në Kosovë konsumatorët që ngrohen me energji elektrike, ngrohja ua merr mbi 70% të konsumit”, thuhet në njoftim.