Lifestyle

Këshillat e mjekut: Si të qëndrojmë të shëndetshëm pas të 50-ave

Pothuajse gjysma e britanikëve të moshës 50 deri në 65 vjeç nuk ushtrohen mjaftueshëm, pavarësisht shqetësimit për shëndetin e tyre në të ardhmen.

Të dhënat vijnë nga një studim i organizatës Age UK, sipas të cilit 47% e të anketuarve deklarojnë se nuk kryejnë aktivitet fizik sa duhet.

Ndërkohë, 22% thonë se gjendja e tyre shëndetësore i pengon të ushtrohen, ndërsa 19% shprehen se ndihen në një gjendje fizike shumë të dobët për të nisur aktivitetin.

Edhe pse të dhënat i referohen Britanisë së Madhe, ekspertët theksojnë se një situatë e ngjashme vërehet edhe në vende të tjera, ku ritmi i lartë i jetës, puna sedentare, mungesa e kohës dhe motivimit bëhen pengesa për aktivitetin fizik.

Në këtë kuadër, Age UK ka nisur fushatën “Act Now, Age Better”, e cila synon të nxisë ndryshime të vogla në përditshmëri, që mund të sjellin përfitime të rëndësishme për shëndetin.

Mjeku i përgjithshëm Hussain Al-Zubaidi ka dhënë disa këshilla për personat mbi 50 vjeç që duan të rikthehen gradualisht në aktivitet fizik.

Bëjeni lëvizjen pjesë të përditshmëris

Sipas mjekut, lëvizja duhet të rikthehet në aktivitetet e zakonshme të ditës. Nuk është e nevojshme që çdo aktivitet fizik të zhvillohet në palestër.

Parkimi i makinës pak më larg destinacionit, përdorimi i shkallëve në vend të ashensorit apo edhe ecja gjatë një telefonate janë disa mënyra të thjeshta për të shtuar lëvizjen.

Al-Zubaidi tregon se edhe gjatë lëvizjeve të përditshme mund të shtojë pak më shumë vështirësi, për shembull duke mbajtur një çantë me peshë shtesë.

Ecni jashtë, sidomos në natyrë

Të Ngjashme