Ads: Abonohu në Digitalb OTT 

Lajme

Këshilltarët e Kurtit, Escobarit: Një popull nuk i nënshtrohet një emisari

Elvis Hoxha, këshilltari i kryeministrit të vendit, Albin Kurti, i ka reaguar emisarit special të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pas “ultimatumit” që ky i fundit ia dha qeverisë për çështjen në veri.

Hoxha përmes një postimi tha se kryeministrin e zgjedh një popull, ndërsa emisarin e emëron dikush.

“Një popull nuk i nënshtrohet një emisari”, shkroi Hoxha, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se gjatë vizitës së dyshes Lajçak – Escobar në Kosovë, Kurtit i është dhënë afat që deri nesër t’i përgjigjet kërkesave të Perëndimit në lidhje me shtensionimin në veri.

E, ngjashëm si Hoxha ka reaguar edhe këshilltari tjetër i Kurtit, Hysamedin Feraj, i cili tha se “nuk është një individ, por një popull që nuk do t’i nënshtrohet Serbisë dhe banditëve të saj”.

Kërkesat e Perëndimit janë që në katër komunat veriore të mbahen zgjedhje të reja, të marrin pjesë serbët në zgjedhje, të hiqen policia nga ndërtesat dhe të themelohet në një kohë sa më të shpejtë Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.


Related posts
Lajme

Hajrizi për dështimet në PISA: Nuk ka pasur përgatitje të duhur për këtë test

Lajme

Gërvalla me rrëfim pak më ndryshe – kujton babanë e saj Jusufin: Dhjetori për mua ka shije të keqe

Lajme

Publikohet fotografia e fundit e Liridona Ademajt disa orë para vrasjes

Lajme

Babai i Naim Murselit mohon që djali i tij të jetë biseksual