Lajme

KGJK-ja u jep përparësi rasteve që përfshijnë gazetarët dhe mediat, në fokus edhe paditë SLAPP

Raporti i vendit për Kosovën ka vënë në pah se Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka paraparë prioritizimin e lëndëve gjyqësore që përfshijnë mediat, gazetarët dhe organizatat e shoqërisë civile.

Sipas raportit, Plani Strategjik për Qasje në Drejtësi 2026-2028, i miratuar nga KGJK-ja, parasheh që gjyqtarët në të gjitha nivelet e sistemit gjyqësor t’u japin përparësi padive strategjike kundër pjesëmarrjes publike, të njohura si SLAPP.

Në këtë kategori përfshihen edhe rastet që kanë të bëjnë me gazetarët dhe organizatat e shoqërisë civile, veçanërisht ato që lidhen me shpifjen dhe sigurinë.

Prioritizimi i këtyre rasteve synon të sigurojë trajtim më të shpejtë gjyqësor për çështjet që prekin lirinë e shprehjes, punën e mediave dhe veprimtarinë e organizatave të shoqërisë civile.

Paditë SLAPP konsiderohen si padi që përdoren për të ushtruar presion ligjor dhe financiar ndaj gazetarëve, aktivistëve apo organizatave që trajtojnë çështje me interes publik.

Të Ngjashme