Për gazetarin Artan Hoxha, arrestimi i Ergys Agasit nuk është gjë tjetër veçse një dorëzim i kontrolluar.
I ftuar në nje studio televizive, Hoxha tha se Agasi kishte planifikuar gjithçka, duke filmuar çdo gjë në mënyrë perfekte dhe duke i pasur në dorë të gjithë.
Sipas Hoxhës, një njeri kaq i pushtetshëm sa Ergys Agasi nuk mund të dilte zbuluar kaq papritur, pasi ai lëvizte lirshëm nëpër Elbasan-Tiranë, por ajo që ngre pikëpyetje të mëdha thekson gazetari është fakti se kush e dha verditkin e ‘dorëzimit’ të tij.
Por Hoxha ka një emër që qëndron pas ‘dorëzimit të kontrolluar’ të Agasit dhe ai është kryeminsitri Edi Rama, që sipas gazetarit me arrestimin e njerit të tij, shpëtoi nga një hall shumë i madh.
Artan Hoxha:
Ai ka filmuar çdo gjë në mënyrë perfekte, ka pasur në dorë gjithçka. Ky njeri kaq i pushtetshëm, del zbuluar kaq papritur, kush ia dha verditktin. Pse ishte ky dorezim i kontrolluar. Ky lëvizte i lirshëm dhe s’kishte dyshim se ku ndodhej. U kthye në njeriun që kishte bërë një arkiv, kartotekë, çdo firme, çdo marrëveshje.
Ndaj këtë e çuan në Bradashesh, në Elbasan. Të gjitha këto që historia e Gysit te mbyllej këtu. Akuzat e Gysit janë tendera, ndikimi, max me gjykim të shkurtuar mud t’i ulet dënimi, dënim minimal në këmbim të heshtjes. Ka marrë shume përsipër, janë shumë kulla që ka marrë para, ndaj ishte problem Gysi, s’e kishte hyrë në këto nivele.
Kishte grumbulluar para e pushtet. Gysi për atë që di të kthehet në një bashkëpunëtor drejtësie, duke parë çfarë ndodh, sndodh që të ketë zyrtar të jetë kthyer në bashkëpunëtor drejtësie.
Te gysi u shkua rastësisht, për kontrabandë cigaresh, ishte operacion me britanikët, kishte tejkaluar licencën, po bënte dëme të mëdha. Kur shkuan të Gysi në qershor 2025 rastësisht u gjetën këto materiale. Në momentin që i kapën i hapën punë vetes.
Gysi është identifikuar tashmë si koordinator, ndaj nisi t’i binte pushteti. Nga dhjetori e mbrapa Agasi ishte problem i madh. Ai mund të fliste dhe të kapej nga dikush që mund t’i hapej probleme, ndaj e futën brenda në kafaz. Dorëzim i kontrolluar, njëriu më i lumtur ka qenë Rama, ka hequr një hall të madh nga vetja.
Rama është ai që e drejton lojën, pushtetin. Jemi në vitin e 7 të SPAK, keni parë gjë konkrete të nivelit të lartë që ka bërë. Pse duhet ta bëjë tani kur se kanë bërë për 7 vite me radhë. S’ka ndodhur se s’mund të ndodhë. Të gjitha hetimet të çojnë te Rama, por i copëtojnë, duke i fraksionuar.
