![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/08/klinaku-albin-kurti-e-ka-perca-faktorin-politik-shqiptar-ne-luginen-e-presheves_64d648a9a9b11.jpeg?resize=850%2C478&ssl=1)
Faton Klinaku nga OVL-UÇK ka hedhur kritika të forta në drejtim të kryeministrit Kurti.
Klinaku në reagimin e tij shkruan se, Adem Demaçi ka qenë i dëshpëruar me Albin Kurtin, i njëjti e ka përça faktorin politik në Luginën e Preshevës dhe se pritet ta përçajë faktorin politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut.
“Së pari, Adem Demaçi ka qenë i dëshpëruar me ty Albin Kurti;Së dyti, e ke përça faktorin politik shqiptar në Kosovën Lindore (Preshevë, Medvegjë e Bujanoc);Së treti, ke shkuar në Çair por jam i sigurt se do ta përçani edhe faktorin politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut” shkruan Klinaku.
Shkrimi i plotë i tij
Së pari, Adem Demaçi ka qenë i dëshpëruar me ty Albin Kurti;
Së dyti, e ke përça faktorin politik shqiptar në Kosovën Lindore (Preshevë, Medvegjë e Bujanoc);
Së treti, ke shkuar në Çair por jam i sigurt se do ta përçani edhe faktorin politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut.
P.S
Sa t’ke njerëz të hipnotizuar, “grahi” se mirë e ke.