Lajme

Komisioni jep dritë jeshile, Rushiti dhe Hoxha plotësojnë kushtet për presidente

Komisioni për Legjislacion ka konstatuar se kandidatet Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha i plotësojnë kushtet për Presidente.

Nënkryetari i Komisionit, Vigan Qorolli, tha se mund të procedohet me votim.

“Komisioni konstaton unanimisht se znj.Feride Rushiti dhe znj.Hatixhe Hoxha i plotësojnë kushtet për Presidente dhe mund të procedohet me votimin”, tha Qorolli.

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu sërish i bëri thirrje opozitës që të jetë në sallë.

“Edhe njëherë e ftoj opozitën të jetë e pranishme në këtë seancë sipas obligimeve kushtetuese”, tha Haxhiu.

Të Ngjashme