Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Komuna e Preshevës shkon në zgjedhje të parakohshme

Komuna e Preshevës, e cila udhëhiqet nga Shqipërim Arifi, shkon në zgjedhje të parakohshme, kjo pasi që nuk ka pasur kuorum në seancë tash e tre muaj.

Kështu ka bërë të ditur, kryetari i Kuvendit Komunal, Sami Salihu, që pavarësisht se ka qenë afati i fundit për mbajtjen e seancës së sotme, prapë nuk ka pasur kuorum të mjaftueshëm.

“Presheva në zgjedhje të parakohshme, kjo sepse kryetari i KK të Preshevës Sami Salihu në mungesë të kuorumit ka njoftuar se sot, pavarësisht se ka qenë afati I fundit për mbajtjen e seancës së KK nuk ka patur kuorum. Andaj njofton kryetarët e grupeve të këshilltarëve se pushteti nuk i ka numrat për seancë dhe se do të shkohet në zgjedhje të parakohshme”, thuhet në mediat lokale të Komunës së Preshevës.

Tutje, është bërë e ditur se rreth 70 komuna në Serbi, si pasojë e dorëheqjes së kryetarëve, të cilët kryesisht drejtohen nga SNS-i do të shkojnë në zgjedhje të parakohshme.

Komuna e Preshevës që tre muaj nuk ka mbajtur seancë. Arsyet e dështimit të mbajtjes së seancave janë për shkak të bojkotit nga partitë opozitare, Partia për Veprim Demokratik dhe Partia Demokratike Shqiptare.

Ligji në fuqi parasheh që nëse për tre muaj nuk mbahet asnjë mbledhje e asamblesë, komuna shkon në zgjedhje, ose krijohet një organ i përkohshëm për gjashtë muaj./teve1.info/

Presheva drejt zgjedhjeve të reja

 

Tags: