Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim njoftues Ambasadoren e re të Mbretërisë së Holandës në Republikën e Kosovës, Sh.S. Astrid de Vries.
Gjatë takimit, Konjufca e uroi Ambasadoren de Vries për fillimin e mandatit të saj në Kosovë, duke i dëshiruar sukses në ushtrimin e detyrës së re diplomatike.
Në fokus të diskutimeve ishin marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Holandës, si dhe mundësitë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
Palët shkëmbyen pikëpamje mbi rëndësinë e avancimit të marrëdhënieve dhe forcimit të bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët.
Takimi vjen në kuadër të kontakteve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Holandës dhe synon vazhdimin e dialogut dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
