Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Konkurrentët në Love Island me telefona me vete, dalin fotot që i nxjerrin zbuluar

Love Island Albania, ka nisur ditën e dielën në Tv Klan, nën drejtimin e Luana Vjollcës. 11 ishullorë po shijojnë një aventurë ndryshe në vilën e luksoze të dashurisë që është e vendosur në jug të Shqipërisë.m ‘Reality show’ më i ndjekur në të gjithë botën, ka bërë zhurmë të madhe edhe në vendin tonë, ku në vetëm 3 ditë numërohen miliona ndjekës. Vëmendjen kohët e fundit e ka tërhequr përdorimi i herë pas hershëm i telefonave nga ishullorët.

Për shumë ndjekës është e paqartë se si ishullorët ë cilët janë të izoluar, ju lejohet të përdorin telefona.Por telefonat që përdoren nga ishullorët, nuk kanë aksese në internet dhe nuk janë të pajisur me kartë sim dhe ora e vendosur nuk përkon me orën lokale të Shqipërisë. Ishullorët e përdorin telefonin për të marrë mesazhe nga produksioni, në lidhje me lojërat apo vendimet e rëndësishme që do të merren në vilë.

Love Island Albania transmetohet çdo ditë në Tv Klan në orën 18:20 me episode ditore dhe të shtunën 21:00 LIVE me Luana Vjollcën. Videot e ‘reality show-t’ mund t’i gjeni edhe në YouTube.