Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Krahasimi idiotesk i Vuçiqit: Vendos paralele mes rënies së familjes Jashari dhe terroristëve ushtarakë që vranë sot policin e Kosovës

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq në konferencën e sotme duke folur për sulmin terrorist në Kosovë, ka bërë një krahasim “idiotesk”.

Ai ka hedhur një paralel duke e krahasuar rastin e sotëm të terroristëve serbë, që ishin ushtarak profesionistë nga Serbia, me rastin e rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij.

“Kur Serbia ka shkuar në Drenicë që të konfrontohet me ata që kanë dashur të shkëputen nga shteti i njohur ndërkombëtarisht, ata kanë thënë se kanë qenë luftëtarë për liri në krye me Adem Jasharin dhe jo terroristë, vetëm Serbia si duket është terroriste. Kjo është mësim që ta dimë se me kë kemi punë”, ka thënë presidenti i Serbisë.

Por, Vuçiq ka harruar se familja heroike Jashari ishte e përbërë nga fëmijë, gra e pleq, të cilët plumbat e ushtrisë dhe policisë serbe të Millosheviçit ku edhe ai vet ishte zëdhënës, nuk i kursyen dhe i vranë pa pikë mëshire.

Ndërsa, personat e sotëm që vranë policin e Kosovës Afrim Bunjaku ishin terroristë, ushtarake profesionistë nga Serbia.